Aktualitet

“Këtyre analfabetëve ua fal, por jo ty”/ Mësuesen shqiptare e ‘çmend’ mësimi online dhe shpërthen në të bërtitu

25 Maj 2020, 18:23 Nga DOSJA
“Këtyre analfabetëve ua fal, por jo ty”/ Mësuesen

TIRANË– Një mësuese shqiptare është mërzitur dhe acaruar me nxënëset e saj dhe ka shpërthyer në audio-mesazhe.

Në një audio që po qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet që mësuesja ankohet për disa nga nxënëset dhe u thotë se nuk ua fal gabimet.

“Unë ta kam fajin që s’ke emailin e hapur ti ore. Futu e shiko atë zarfin e kuq dhe shiko linkun që të vjen me emrin tim ore. Lisara, futu dhe gjej emailin e saktë sepse ti këtu nuk më del me email të saktë. Thotë që nuk ekziston. Gjeje të saktë. Aleksandra këtyre analfabetëve të tjerë edhe jua fal, po ty nuk të fal këtë numrin e sotëm. Mbaje mend, vëth në vesh e kam këtë të sotmin,”- dëgjohet mësuesja e acaruar në video.

Kohët e fundit, për shkak të karantinimit, mësimi është zhvilluar në shtëpi dhe leksionet e detyrat janë marrë online, përmes emaileve dhe aplikacioneve si Whatsapp.

Siç duket, një nga mësueset është acaruar nga mësimi në distancë dhe nuk ka duruar dot më.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mesimi online mesuesja shqiptare mesimi online mesuesja shqiptare

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2020, 16:57

DURRËS- Tërmeti i 26 nëntorit mund të ndikojë në përshpejtimin e zbulimit të plotë të Amfiteatrit të Durrësit. Një pjesë e banesave që ndodhen ende mbi shk...