Aktualitet

Rikthehet konkursi i Magjistraturës! Mbyllen aplikimet për nënpunësit që do ndihmojnë shqyrtimin e stokut në Gjykatën e

25 Maj 2020, 17:52 Nga DOSJA
Rikthehet konkursi i Magjistraturës! Mbyllen aplikimet për

TIRANË– Në kushtet e fatkeqësisë natyrore të shpallur nga pandemia, mes shumë aktiviteteve publike të anuluara, u anulua edhe konkursi në shkollën e magjistraturës, prej nga ku do të fitojnë me të mirët që duan të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë. Konkursi i anuluar duhej të zhvillohej në datën 20 prill ndërkohë që shkolla njofton rikthimin e pretendenteve në qershor.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka bërë me dije se provimet do të bëhen nga 26-29 qershori në orën 09:00 në Pallatin e Kongreseve. Konkurrentët do të testohen në dy faza, në anën profesionale, psikologjike, por edhe në vetting. Gjithsej do të fitojnë të drejtën 75 persona si gjyqtarë dhe prokurorë ndërsa 25 të tjerë do të fitojnë të drejtën e ushtrimit të detyrës si ndihmës apo këshilltarë ligjorë.

“Ky është opsioni i vetëm që të mbush gropën e krijuar në sistemin e drejtësisë. Deri më tani nga procesi i vettingut janë shkarkuar 102 prokurorë dhe gjyqtarë. 246 gjithsej janë bërë subjekte të vettingut. Në detyrë është konfirmuar një numër i vogël i këtyre subjekteve, 86 në krahasim me 102 prokurorë dhe gjyqtarë që janë shkarkuar apo dorëhequr. “ tha gazetarja Anila Hoxha.

Nga ana tjetër vettingu ka pezulluar punën për shkak të pandemisë. KPA së fundmi ka miratuar protokollin e nisjes së seancave por ende nuk ka një datë konkrete se kur mund të rinisi procesi. Më e rëndësishmja është se po rriten kërkesat e qytetarëve në Gjykatën e Lartë ka të paktën 35 313 dosje që priten të shqyrtohen.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pasi u hapën thirrjet për aplikimet për ndihmës dhe nënpunës ligjor, procesi ka përfunduar dhe gjithsej ka 400 aplikantë. Nga këta fitues do të jenë 20 prej tyre. në fazën e ardhshme do të bëhet kontrolli i formularëve dhe intervistimi i tyre.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë shkolla e magjistratures gjykata e lartë shkolla e magjistratures

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2020, 16:57

DURRËS- Tërmeti i 26 nëntorit mund të ndikojë në përshpejtimin e zbulimit të plotë të Amfiteatrit të Durrësit. Një pjesë e banesave që ndodhen ende mbi shk...