Aktualitet

Po vinte nga Saranda në Tiranë, ambulanca përmbyset në mes të rrugës, vdes pacienti (EMRAT)

25 Maj 2020, 16:22 Nga DOSJA
Po vinte nga Saranda në Tiranë, ambulanca përmbyset në mes

LUSHNJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Lushnje-Fier. Sipas informacioneve mësohet se një ambulancë e cila ishte nisur nga Saranda drejt Tiranës, por është përplasur me një automjet tjetër dhe është përmbysur në rrugë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktimë ka mbetur pacienti i cili po transportohej drejt Tiranës. Mësohet se në autoambulancë ndodheshin edhe 3 persona të tjerë, familjarë të pacientit, të cilët kanë pësuar dëmtime.

Viktimë e aksidentit ka mbetur, Medi Marku, i cili po transportohej me ambulancë dhe i plagosur ka mbetur dhe shoferi, Niko Hila.

Policia pas njoftimin ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve. 

“Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje“, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje aksidentohet ambulanca nebi marku aksident në lushnje aksidentohet ambulanca nebi marku

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2020, 14:43

“Të likuidohet” në “natë e mjegull”

TIRANË- Të likuidohet! Kjo folje në urdhërore ka shënuar çastet e fundme të jetës së shumë prej intelektualëve shqiptarë gjatë regjimit komunist. Ar...