Aktualitet

Shembja e Teatrit, analiza e Lubonjës: Shembull kuptimplotë i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri, opozita duhet të bënte

25 Maj 2020, 16:44 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit, analiza e Lubonjës: Shembull kuptimplotë i vrasjes

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka folur sot për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë në News 24, Lubonja shprehet se opozita duhet ta kishte mbrojtur më mirë marrëveshjen për Teatrin Kombëtar edhe pse nuk mund të nxirrte ushtrinë.

Unë e them dhe e ripërsëris. Është njësoj, si një ekip mjekësh që e ke paguar për të shëruar një pacient, që është Shqipëria në këtë moment. T’i thuash ende kërkoni kurën ndërkohë pacientin e ka vrarë. Shembull më kuptimplotë i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri është Teatri. Opozita jonë për fat të keq është një opozitë që më së shumti prêt të shpëtojë Shqipëria nga të huajt që të marrë mbështetjen e amerikanëve. Kur të lodhen me këtë sheikun që të sjellin një tjetër.

Sjell shembullin e Vietnamin e Jugut kur rrëzuan një autokrat vetëm kur dolën murgjit budistë edhe u dogjën në protesta. Atëhere thanë që na diskredituan, dhe vunë një tjetër. Një opozitë që pret që t’a çlirojë vendin SHBA duhet vendosur në pikëpyetje? Opozita duhet ta mbronte më mirë Teatrin. Nuk po them të organizontë ushtrinë. Rama po na çon në luftë civile. Por gjithsesi opozita duhet të ishte më e vendosur për të mbajtur fjalët e dhëna. Nëse është në interest të popullit shqiptar opozita duhet të dilte kundër ambasadës së SHBA, kur është gabim, me argumenta, për të treguar se çfarë po mbështesin”, u shpreh ndër të tjera Lubonja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja shembet teatri kombetar fatos lubonja shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2020, 14:43

“Të likuidohet” në “natë e mjegull”

TIRANË- Të likuidohet! Kjo folje në urdhërore ka shënuar çastet e fundme të jetës së shumë prej intelektualëve shqiptarë gjatë regjimit komunist. Ar...