Aktualitet

“Tumankuqe moj belhollë”/ Valle e këngë greke, ‘kërcet party’ në fundjavë tek kompleksi i Samir Manes, VIP-at dhe

25 Maj 2020, 15:11 Nga DOSJA
“Tumankuqe moj belhollë”/ Valle e këngë greke,

SHQIPËRI– Kompleksi “Green Coast resort” në pronësi të bzinesmenit Samir Mane vijon të sjellë supriza, përsa i përket fundjavës që lamë pas, bashkë me beach-barin, “Nazar beach”.

Këtë radhë pamjet vijnë ngë rrjetet sociale, konkretisht nga Instagrami, ku VIP-at nuk njohin privatësi dhe shpërndajnë pa asnjë lloj kompleksi video e foto, ku tregohen se si janë ‘harbuar’ këtë të shtunë e të dielë në Dhërmi.

Një prej tyre është edhe modelja shqiptare, Endi Demneri, e cila ka mbledhur shoqërinë e saj këtë fundjavë në Dhërmi, në kompleksin e biznesmenit Samir Mane dhe pamjet tregojnë qartë që e kanë shijuar në maksimum, gjithçka që u ka rezervuar bregdeti.

Në video, të mbledhur grumbull, pa pyetur për ditancë (kur shkuan në fundjavë në plazh, ndërkohë që e gjithë Shqipëria është në izolim, kujt i duhet distanca)…hedhin valle me këngë greke e çame dhe një prej tyre është edhe e famshmja “Tumankuqe”.

Në një nga fotot, modelja Demneri ju bën edhe të zgjidhni mes saj dhe lunguinit, ndërkohë që sfondi pas tregon se bari në fjalë “Nazar beach” është mbushur jo vetëm me rini. Edhe familjarë, ata që janë ‘me këmishë’, u janë bashkuar fatlumëve që nuk kanë nevojë të izolohen sepse siç duket janë imunë nga koronavirusi.

Foto me tavolinat e mbushura plot me klientë janë shpërndarë edhe nga vetë faqja e barit, ku menaxherët e saj nxjerrin krejtësisht zbuluar biznesmenin Mane, që nuk respekton aspak rregullat e izolimit për bizneset e tij.

Dosja.al solli edhe të tjera video ku shihen nga i njëjti bregdet ku shtrihet kompleksi në fjallë, që ka edhe shezlonët hapur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grren coast resort kompleksi i samir manes hapur nazar beach samir mane grren coast resort kompleksi i samir manes hapur nazar beach samir mane

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2020, 14:43

“Të likuidohet” në “natë e mjegull”

TIRANË- Të likuidohet! Kjo folje në urdhërore ka shënuar çastet e fundme të jetës së shumë prej intelektualëve shqiptarë gjatë regjimit komunist. Ar...