Art&Argëtim

“Sikur kam ardhur të vjedhë e jo të bëj Bajram”/ Në mes të pandemisë, tenori shqiptar shkon të takojë nënën e tij

25 Maj 2020, 16:28 Nga DOSJA
“Sikur kam ardhur të vjedhë e jo të bëj Bajram”/

KOSOVE– U desh festa e Fiter Bajramit që tenori shqiptar Ramë Lahaj të takojë nënën e tij edhe pse gjendja është e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19.

Tenori gjatë postimit të bërë në rrjetet sociale shprehet se për tu kujdesur për shëndetin e nënës së saj nuk e ka përqafuar edhe pse dëshira ishte shumë e madhe.

Mirëpo ai shton se ai shëndeti i nënës së saj është më i rëndësishëm se ccdo gjë tjetër. Në fund tenori jep disa këshilla se si duhet të mbrohemi nga koronavirusi duke këshilluar maskën dhe distancën me njerëzit e tjerë.

 Postimi i plotë:

“U bënë 2 dekada, që vij me vrap e mall në këtë oborr ku i gjeja prindërit t’u gjallnu me përditshmërinë e tyre. Sot vij, më gjysmë shpirti se vetëm njëri me ka mbetur, e edhe ajo me 100 sëmundje e vuajtje mbi supe. Ndërsa mua më duhet t’i qëndroj larg e përballë më një maskë sikur kam ardhur të vjedhë, e jo të bëj Bajram me më të shenjtën time. Pa mundur ta shtrydhi në përqafim. Por shëndeti i saj është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër andaj edhe ti, nëse del të festosh se ke mall e dashni bëj shumë kujdes. Mbajë distancë e përdor maskën. Kështu ruan veten dhe më të dashtunit tu. Urime Bajrami. Zoti ju bekoftë të gjithëve“- shkruan Rame përkrah fotos ku shihet duke biseduar me nënën e tij.

 

 

A post shared by ???? (@ramelahaj) on

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rame lahaj tenor rame lahaj tenor

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Maj 2020, 12:29

TIRANË– Lei Kraja, moderatorja e njohur e sportit është një ndër personazhet që përflitet shpesh në showbizzin shqiptar për jetën e saj, pasi ajo është shu...