Art&Argëtim

25 Maj 2020, 12:29 Nga DOSJA

TIRANË– Lei Kraja, moderatorja e njohur e sportit është një ndër personazhet që përflitet shpesh në showbizzin shqiptar për jetën e saj, pasi ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shfaqet  teje seksi dhe provokuese.

Teksa ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Why Not” në Rtv Ora me Roza Latin, në lojën që moderatorja bën zakonisht me të ftuarit e saj “E kam bërë, nuk e kam bërë kurrë”, Lei ka treguar hapur kur ka sharë me zë të lartë në rrugë pa u menduar dy herë.

Në momentin që Roza ka thënë: Kam sharë publikisht pa frena  me zë të lartë, Lei e ka pranuar që  e ka bërë diçka të tillë.

Më pas ajo ka tregur se në një moment kur ka sharë ka qenë bashkë me të ëmën, ku kjo e fundit është çuditur nga fjalori i së bijës duke e mohuar si vajzën e saj për fjalët që ajo ka  thënë.

(Dëgjoni minutën 01:09:09)

 “Of, unë kam qenë me mamin në fakt. Ajo nuk më ka dëgjur kurrë duke sharë, e unë e thashë me zë të plotë edhe një fjalë ship. Edhe më tha uaa ku e ke mësuar ti, rrugaçe, ç’është kjo  fjalë, s’je vajza ime. Po kam qenë në Shqipëri dhe kam sharë  shqip.”– ka thënë moderatorja sportive.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz lei kraja roza lati lei kraja roza lati

Sondazh

Poll