Art&Argëtim

Shpërthen ndaj kryeministrit/ Ervin Bejleri: Rama po merr hak ose ka lajthitur! Ka urrejtje edhe për sojin e vet…

25 Maj 2020, 13:43 Nga DOSJA
Shpërthen ndaj kryeministrit/ Ervin Bejleri: Rama po merr hak ose ka

TIRANË– Aktori i njohur shqiptar, Ervin Beljeri ka hedhur akuza mbi kryeministrin, Edi Rama për sa i përket shembjes së  Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Teksa ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora, ai ka thënë se ai habitet me vendimet e Ramës, që pavarësishrt se ka kaluar pjesën më të bukur të jetës në Akademinë e Arteve, ku ka punuar si pedagog, “ka një urrejtje të tillë ndaj sojit të vet.”

Ndër të tjera ai ka thënë se Rama po merr hak  ose është një lajthitje, duke shtuar se nuk psikolog që ta zbërthej, por sipas tij nuk vendimi i duhur që ka marrë.

“Kam qenë që në fillesat e protestave për mbrojtjen e teatrit. Protesta nuk ishin vetëm për mbrojtjen e teatrit, unë isha i përfshirë në një protestë shumë herë më të madhe të artistëve, që kanë të bëjnë me statusin e artistit, me ligjin mbi artin dhe kulturën që nuk ekziston në Shqipëri. Nuk e di, duhet të ketë probleme ky personazh. Është shumë e çuditshme, të kalosh pjesën më të bukur të jetës tënde në Akademinë e Arteve, të kesh punuar pedagog aty edhe të kesh një urrejtje të tillë ndaj sojit tënd nuk e di domethënë. Ose do kesh vuajtur dikur, të kanë bërë keq dhe erdhi momenti që t’i po merr hak ose është një lajthitje ose nuk e di, nuk jam psikolog që ta zbërthej, por duket pak e çuditshme që të kesh këtë urrejtje dhe ta lesh pikërisht gjënë që t’i ke investuar më shumë në jetë në pjesën më të bukur të jetës ta lesh pasdore e aq më tepër ta luftosh.”- ka thënë  Bejleri në emisionin ‘Ditë e Re’.

Mëngjesin e 17 majit ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ervin beljeri shembja e teatri kombetar ervin beljeri shembja e teatri kombetar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Maj 2020, 12:29

TIRANË– Lei Kraja, moderatorja e njohur e sportit është një ndër personazhet që përflitet shpesh në showbizzin shqiptar për jetën e saj, pasi ajo është shu...