Art&Argëtim

Ç’po ndodh këtu? Loredana dhe Mozzik e paskan kaluar Bajramin bashkë

25 Maj 2020, 11:50 Nga DOSJA
Ç’po ndodh këtu? Loredana dhe Mozzik e paskan kaluar Bajramin

ZVICËR– Sa herë bëhet fjalë për dyshen e famshme Loredana dhe Mozzik, rrjeti “vlon” në lajme. Edhe rasti i fundit mes dy këngëtarëve që i kanë dhënë fund  marrëdhënies së tyre, janë ngritur dyshime se mund të jenë sërish bashkë.

Teksa 3 ditë më parë Mozzik udhëtoi drejt Zvicrës për të takuar  vajzën e tij, Hanën e cila jeton me të ëmën, Loredanën atje, siç duket ka bërë të mundur që Mozzik dhe Loredana të takohen e të kalojnë  kohë sëbashku.

Kjo është vënë re nga fotot dhe videot që ata kanë publikuar. Sepse në një foto ku Mozzik shihet teksa është me vajzën në krah i ulur në një kolltuk ngjyrë blu ku uron edhe festën e Bajramit, nga i njëjti ambient ka postuar edhe Loredana një video ku shfaqet Hana.

Në postimet e para u duk sikur dyshja nuk po qëndronin bashkë, sepse Loredana postoi një foto ku thoshte se është mërzitur shumë për shkak se Hana nuk ishte me të, por me Mozzik, por mesa duket nuk dyshja nuk paska qëndruar gjatë pa u takuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz loredana zefi mozzik loredana zefi mozzik

Sondazh

Poll