Aktualitet

Ish-deputetit të PS i jepet lamtumira e fundit, nuk mungojnë nderimet nga kolegët socialistë, bie në sy Gramoz Ruçi

25 Maj 2020, 11:55 Nga DOSJA
Ish-deputetit të PS i jepet lamtumira e fundit, nuk mungojnë nderimet

KORÇË– Miqtë dhe familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit, ish-deputetit të Partisë Socialiste, Niko Faber.

Homazhet për të ndjerin u zhvilluan në Katedralen e qytetit të Korçës, ku të pranishëm ishin edhe kolegu i tij, ish-deputeti Gaqo Apostoli dhe ish-kryetari i Bashkisë së Korçës në vitet 1996-2000, Dhionis Kotmilo.

Megjithatë nuk munguan as tufat me lule nga kolegët socialist në Tiranë, të cilët nuk mundën që të merrnin pjesë në funeral, një ndër ta ishte edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Ish-deputeti ndërroi jetë ditën e djeshmë si pasojë e një ataku kardiak. Faber është njohur si një personalitet i respektuar në Korçë dhe e ka përfaqëësuar këtë qark për dy mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce niko faber vdes ish-deputeti niko faber korce niko faber vdes ish-deputeti niko faber

Sondazh

Poll