Politike

Edi Rama: Nga 1-Qershori hapim kufijtë tokësorë mes gjithë shqiptarëve

24 Maj 2020, 18:27 Nga DOSJA
Edi Rama: Nga 1-Qershori hapim kufijtë tokësorë mes gjithë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se nga data një qershor do të hapen kufijtë mes të gjithë shqiptarëve. Në një video-komunikim në profilin e tij në Facebook, Rama deklaroi se duke filluar nga data një qershor do të hapet i gjithë kufiri tiokësor mes shqiptarëve dhe vendeve që ka shqiptarë.

“Nga 1-Qershori hapim kufijtë mes gjithë shqiptarëve. Shqipëria do të hapë kufijvë me Kosovën, Maqedoninë e Veriun, Malin e Zi dhe me të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Të gjithë kufijtë tokësorë do të hapen, ndërkohë që plazhet do të qëndrojnë të mbyllura edhe për pak,”- tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri shtoi se këtë javë do të hapen edhe plazhet, vetëm për hotelet për momentin, ndërsa sqaroi se do të ngrihet një komision i posaçëm për këtë hapje dhe për të gjitha masat që duhen marrë. Nga data 10 qershori, plazhi do të jetë i hapur për hotele, në fund të muajit do të diskutohet për transportin publik, ndërsa këtë javë, për të fundit herë, do të vijojët me oraret e kufizuara në të gjitha zonat e kuqe në Shqipëri. Që do të thotë se do të vijojë lëvizja e qytetarëve dhe mjeteve nga ora 05:00 deri në orën 21:00, me makina dhe pa autorizime, bashkë me bizneset e hapura, por më pas do të mbyllen. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lirimi i masave te koronavirusit edi rama lirimi i masave te koronavirusit

Sondazh

Poll