Bota

Vjen lajmi i shumëpritur/ Shkencëtarët amerikanë nxjerrin përfundimet e ilaçit ‘Remdesivir’: Shkurton kohën e shërim

24 Maj 2020, 15:11 Nga DOSJA
Vjen lajmi i shumëpritur/ Shkencëtarët amerikanë nxjerrin

AMERIKË– Shkencëtarët amerikanë kanë publikuar hulumtimin e tyre në lidhje me Ilaçin ‘Remdesivir’ i cili pretendohej se ndihmojnë pacientët e sëmurë rëndë me koronavirus. ‘Remdesivir’, u shpejt nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), ku dhe menjëherë nisi përdorimi i tyre tek pacientët

Studimi i shumëpritur, i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), ka konfirmuar se ilaçi  shkurtoi kohën e rikuperimit nga 15 në 11 ditë në pacientët e shtruar në spital.

Andre Kalil nga Universiteti i Nebraska, një nga studiuesit kryesorë të studimit, vuri në dukje se jo vetëm që pacientët më të sëmurë shërohen mirë me remdesivir, por koha mesatare e rikuperimit është gjithashtu më e shpejtë.

Megjithë me këto rezultate studiuesit paralajmërojnë se ilaçi nuk është ideal.

“Duke pasur parasysh vdekshmërinë e lartë përkundër përdorimit të remdesivirit, është e qartë se trajtimi me vetëm me një ilaç antiviral nuk ka të ngjarë të jetë i mjaftueshëm”, përfunduan ata.

Burimi:nytimes

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota remdesivir remdesivir

Sondazh

Poll