Bota

Covid-19 detyron Kinën t’i  kërkojë ndihmë SHBA- së/ Kryedeplomati kinezë: Boll na akuzuat, është koha të bashkohemi

24 Maj 2020, 13:10 Nga DOSJA
Covid-19 detyron Kinën t’i  kërkojë ndihmë SHBA-

KINË– Kryediplomati kinez, Wang Yi, ditën e sotme është shprehur se SHBA duhet të ndalet duke akuzaur Kinën për shpikjen e koronavirusit, por së bashku me Pekinin të bashkojnë forcat për të mposhtur koronavirusin. Këtë deklaratë e ka bërë në nje konferencë për mediat ku dhe ka shprehur keqardhje për numrin e lartë të viktimave dhe të infektuarve në SHBA.

“Fatkeqësisht, krahas koronavirusit, një virus politik po ashtu është duke u përhapur në Shtetet e Bashkuara. Ky virus politik po përdorë çdo mundësi që të sulmojë Kinën. Disa politikanë kanë injoruar faktet më bazike dhe kanë krijuar shumë të pavërteta rreth Kinës dhe kanë ngritur shumë konspiracione. Dua të ju them atyre: Mos humbisni më shumë kohë, mos i injoroni jetët e njerëzve. Ajo që duhet të bëjë Kina dhe SHBA-ja është që të mësojnë nga njëra-tjera në luftën kundër kësaj epidemie dhe t’i ndihmojnë njëra-tjetrës që ta luftojnë atë”, tha ai.

Marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe SHBA-së janë përkeqësuar që prej përhapjes së koronavirusit, pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka akuzuar Kinën për mungesë të transparencës rreth pandemisë së koronavirusit.

Burimi:wtvbam.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote wang yi koronavirusi ne bote wang yi

Sondazh

Poll