Bota

Rreth 29 mijë viktima/ Spanja shpall 10 ditë zie për të vdekurit nga Covid-19

24 Maj 2020, 12:37 Nga DOSJA
Rreth 29 mijë viktima/ Spanja shpall 10 ditë zie për të

SPANJË– Kryeministri i Spanjës  Pedro Sanchez , ka njoftuar se Spanja do të shpall 10 ditë zi kombëtare për viktimat që kanë humbur jetën nga koronavirusi, që nga e dita e martë e javës së ardhshme.

“Të gjithë ne do të ndalemi për të përkujtuar viktimat e fatkeqësisë më të rëndë të shekullit. Sfida e rindërtimit është mbi ne. Që nga e marta, vendi do të jetë në zi kombëtare për dhjetë ditë. Të ndjerit meritojnë kujtesën tonë, por edhe harmoninë tonë, ne do të duhet të jetojmë së bashku në të njëjtin vend që ata ndërtuan” është shprehur ai.

Po ashtu ai mjoftoi se që nga korriku Spanja do të lejojë hyrjen e turistëve të huaj.

Spanja, së bashku me Italinë, janë në mesin e vendeve më të prekura nga epidemia e Covid-19 në Europë. Dëri më tani në Spanjë kanë humbur jetën  28,678 njerëz dhe janë infektuar 282,370 persona.

Burimi: outlookindia.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll