Bota

‘ Sulmohet’  banka në qendër të Moskës/ Sulmuesi merr peng një grup të stafit, kërcënon se do të hedh ndërtesën

24 Maj 2020, 09:37 Nga DOSJA
‘ Sulmohet’  banka në qendër të Moskës/

MOSKË- Një burrë në Moskë ka marrë peng një grup të stafit të një banke, duke u shtirur se ka një bombë në dorë dhe se do të hedh në ajër ndërtesën. Bëhet fjalë për “Alpha-Bank” në qendër të Moskës, ku fatmirësisht në vendngjarje ka mbërritur pas disa orësh  policia ku dhe ka arrestuar sulmuesin, pasi ka bastisur ndërtesën.

Pengmarrësi kishte hyrë në bankë  me pretekstin se po sillte një porosi ushqimi, për të cilën më pas pretendonte se ishte bombë. Siç bëjnë me dije mediat e huaja  ai mbante gjithashtu uniformën e një restoranti të zonës dhe kishte kërkuar një shumë të madhe parash.

Po ashtu ai  u ka thënë  pengjeve të tij se po kalonte “një situatë të vështirë” në jetën e tij. Mediat vendase thanë se burri mbante një “objekt eksploziv të rremë” dhe se asnjë nga punonjësit nuk ishte lënduar deri në kapjen e pengmarrësit.

Mësohet gjithashtu se ende nuk dihen arsyet e vërteta të sulmit pasi ai ishte me një bombë të rreme.

Burimi: tass.ru

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grabitje ne moske grabitje ne moske

Sondazh

Poll