Bota

Rrezikon të zhduket, platforma online “Babbel” prezanton videon me gjuhën arbëreshë

24 Maj 2020, 11:07 Nga DOSJA
Rrezikon të zhduket, platforma online “Babbel” prezanton videon

Platforma për mësimin e gjuhëve në internet “Babbel” ka realizuar një video prezantuese me gjuhën arbëreshe, duke e klasifikuar si një ndër gjuhët që rrezikojnë të zhduken.

“Ti arbëresh që gjuhën e mëmës nuk e harron/ ti që veten e ktheve në muaj/ ti që jetën ndërton në dhe të huaj/” – janë vargjet e këngës tradicionale “Gjuha jonë”, interpretohet në videon prezantuese të publikuar nga gazeta shqiptare në Itali “Albania news”.

Kujtojmë se Arbëreshët, për gjashtë shekuj me radhë, kanë manifestuar një ndërgjegje të lartë etnike. Duke e mbajtur të gjallë vegimin e atdheut, kujtimin e zulmeve të një kohe heroike, duke kultivuar zakonet e kulturën e tyre të jetesës, duke përdorur fjalët e një gjuhe plot magji, siç është gjuha e mëmës. Të mbështetur fort te njëri-tjetri, ata krijuan një realitet shpirtëror, i cili u bë barriera e parë për t’u mbrojtur nga rreziqet e asgjësimit.

Marrë nga Albanianews.it

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arbereshët e italise fjalori arbereshe arbereshët e italise fjalori arbereshe

Sondazh

Poll