Bota

Bilanci në Maqedoninë e Veriut/  20 raste të reja dhe 1 viktimë me Covid-19 në 24 orët e fundit

23 Maj 2020, 16:03 Nga DOSJA
Bilanci në Maqedoninë e Veriut/  20 raste të reja dhe 1

MAQEDONI E VERIUT-Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar 1 viktimë nga COVID-19 dhe 20 raste të reja me koronavirus.

Sipas mediave vendase është mësuar se viktima është rregjistruar në Shkup dhe bëhet fjalë për një 63-vjeçar i cili prej ditësh ishte në spital.

Nga ana tjetër numri i infektimeve vijon ende i njëjtë, pasi shumica e rasteve janë rregjistruar në kryeqytet.

Nga 20 rastet e reja, 16 raste janë shënuar në Shkup, 2 në Kumanovë dhe 2 në Prilep. Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se 24 pacientë të tjerë me koronavirus janë shëruar plotësisht.

Deri ma tani Maqedonia e Veriut numëron 1.941  mijë të infektuar me COVID-19 në total, ku 113 prej tyre kanë humbur jetën. Por lajmi i mirë është se  1.411 janë shëruar totalisht nga virusi.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll