Bota

Rrëzimi tragjik i avionit në Pakistan, foshnja nxirret i gjallë nga rrënojat (VIDEO)

23 Maj 2020, 14:13 Nga DOSJA
Rrëzimi tragjik i avionit në Pakistan, foshnja nxirret i gjallë

PAKISTAN– Rrëzimi i një avioni ditën e djeshme në Pakistan ku mbetën të vrarë 97  persona ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në zonën ku u rrëzua. Vetëm 1 minutë para uljes avioni u rrëzua tragjikisht mbi një zonë të banuar në Karaçi, qyetetin pakistanez ku janë shkatërruar banesa dhe lënuar dhjetëra njerëz.

Në një video të  publikuar nga mediat e huaja shihet sesi  një fëmijë u nxorr i gjallë nga rrënojat e krijuara pas rrëzimit të avionit.  Një reporter i lajmeve lokale që po transmetonte nga vendi i ngjarjes ka rregjistruar këtë moment ku foshnja u shpëtua mrekullisht.

Në video shihet që mes vendit të mbuluar nga  tymi një punonjës i urgjencës e nxjerr fëmijën duke e mbajtur në krah.

Pamjet tregojnë një skenë apokaliptike me zjarre që digjen pranë shtëpive të tyre të shembura, ndërkohë që ambulancat nxitonin nëpër turmat kaotike të njerëzve.

Burimi: Mirror

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rrezohet avioni ne pakistan rrezohet avioni ne pakistan

Sondazh

Poll