Bota

“Piloti na tha…”, I mbijetuari nga rrëzimi i avionit në Pakistan: Gjithçka çfarë pashë ishte tym dhe zjarr, motori i

23 Maj 2020, 12:53 Nga DOSJA
“Piloti na tha…”, I mbijetuari nga rrëzimi i avionit

PAKISTAN– Një ditë më parë një avion u rrëzua tragjikisht mbi banesat në një lagje të qytetit Karaçi, në Pakistan, duke iu marrë jetën 97 personave. Nga 99 prej tyre 97 humbën jetën, ndërsa dy persona arritën t’i shpëtojnë këtij aksidenti të frikshëm.

Një nga pasagjerët e mbijetuar ëshëtë 37-vjeçari Mohammad Zubair, i cili teksa është pyetur se çfarë pa në momentin e rrëzimit të avionit, ai tha se ka parë vetëm tym dhe zjarr.

“Motori i avionit kishte pësuar një defekt. Ulja do jetë problematike tha piloti. Pashë shumë tym dhe zjarr. Dëgjoja njerëz duke qarë, fëmijë duke qarë.”– është shprehur ai.

Pas daljes me vështirësi nga rrënojat më pas është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë është publikuar edhe një rregjistrim mes kullës së trafikut dhe pilotit, ku ky i fundit ka tentuar dy herë të ulet.

“Po kthehemi mbrapa zotëri, motorët kanë rënë.”- ka thënë piloti.
Për 12 sekonda piloti kishte bërë një thirrje urgjente: Mayday, mayday, mayday dhe lidhja është ndërpre.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rrezohet avioni ne pakistan rrezohet avioni ne pakistan

Sondazh

Poll