Aktualitet

25-vjeçari në Vlorë u ekzekutua para derës së shtëpisë, para 3 muajve erdhi nga Belgjika, autorët djegin BMW-në me targ

24 Maj 2020, 05:50 Nga DOSJA
25-vjeçari në Vlorë u ekzekutua para derës së

Vlorë- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 25-vjeçarit Kristian Breshanaj në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai është ekzekutuar para derës së shtëpisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Të një njëjtat burime bëjnë me dije se 25-vjeçari kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika.  Pas ngjarjes së rëndë autorët kanë djegur makinën tip BMW me targa greke,  brenda së cilës u gjet dhe arma e krimit, tip kallashnikov. Breshanaj  është djali i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës.Policia për këtë ngjarje deri më tani ka shoqëruar12 persona të cilët mund të kenë informacione.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e “Ujit të Ftohtë” . Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet kristian breshanaj ekzekutohet kristian breshanaj

Sondazh

Poll