Aktualitet

Përfundon në një greminë gjatë operacionit të Policisë, arrestohet ‘dragoi i Kavos’

23 Maj 2020, 18:34 Nga DOSJA
Përfundon në një greminë gjatë operacionit të

GREQI- Një shqiptar 47-vjeçar, Dimitri Aspioti, i njohu me pseudonimin “Dragoi i Kavos”, ka rënë sot në pranga e Policisë. Ai prej kohësh ishte në kërkim për përdhunimin e një 34-vjeçareje shqiptare dhe 6 vajzave nga Britania e Madhe.

Sot ai është pikasur nga Policia, por gjatë ndjekjes ka përfunduar në një greminë 200 metra, pasi tentoi të arratisej. Policia po vijon kërkimet dhe për kapjen e tij janë angazhuar forca të policisë dhe zjarrfikëses për kapjen e tij.

Pasi disa orësh kërkime “dragoi i Kavos” është arrestuar dhe është dërguar me barelë drejt spitalit, pasi është dëmtuar nga rënia në greminë. 

Aspioti u dënua në vitin 2012 me 52 vjet heqje lirie për përdhunimin e 6 të rejave nga Britania në vitin 2010 dhe mori nofkën “dragoi i Kavos”, por u lirua në vitin 2019 pasi disa makinacioneve ligjore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dimitri aspioti dragoi i kavos dimitri aspioti dragoi i kavos

Sondazh

Poll