Sport

VIDEO/Dortmundi nuk pyet as për “ujqërit” e Wofsburg, Werderi i Rashicës frymarje në klasifikim, fiton ndaj Freiburg

23 Maj 2020, 16:49 Nga DOSJA
VIDEO/Dortmundi nuk pyet as për “ujqërit” e Wofsburg,

GJERMANI-Borussia e Dortmundit vazhdon të tregojë forcën edhe post-koronavirus. Javën e kaluar fitoi derbin e Ruhrit ndërsa sot arrin të fitojë pasët 0-2 përballë Ëolfsburg. Futbollistët që shënuan ishin Guerreiro dhe Hakimi.Portugezi e tundi rrjetën në minutën e 32-të, i shërbyer nga Torgen Hazard, ndërsa marokeni që është në pronësi të Real Madridit, i fha goditjen përfundimtare Wolfsburgut nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 78-të. “Ujqërit” e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pasi Klaus u ndëshkua me karton të kuq 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

 

Siguron fitoren e tretë radhazi në Bundesligë Bayer Leverkuseni, që iu imponua me rezultatin 1-3 Borussia Monchengladbachut. Havertz dy herë dhe Bender ishin autorë të golave të “aspirinave”, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Thuram.

Më në fund gjeti fitoren shpresëdhënëse Werder Bremeni i Milor Rashicës, që mposhti në transfertë Frieburgun me gol të Bittecourt.

Ndërkohë skuadra e fund tabelës, Paderborni (Gjasula luajti titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë), barazoi 1-1 përballë Hoffenheimit (Srbeny 9’/Skov 4’).

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga gjermane kampionati gjerman bundesliga gjermane kampionati gjerman

Sondazh

Poll