Aktualitet

Një muaj agjerim/ Rama ‘s’lejon’ besimtarët myslimanë të falin Bajramin në shesh, reagon KMSH: Ja ku do mblidhemi

23 Maj 2020, 07:30 Nga DOSJA
Një muaj agjerim/ Rama ‘s’lejon’ besimtarët

TIRANË– Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në xhamia, duke ndjekur protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

Ndërsa ceremonia qendore do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit”, pranë zonës së Pazarit të ri në Tiranë. Mbetet e paqartë mënyra sesi do të bëhet qarkullimi i besimtarëve pasi kryeministri Edi Rama njoftoi dje se e diela do të jetë e izoluar për të gjithë.

Njoftimi i plotë i KMSH

Të nderuar kolegë përshëndetje! Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.  Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jëtë i pozicionuar në hyrje të xhamisë.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste në selinë e institucionit nuk do të zhvillohen. Gëzuar Fitër Bajramin! 

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit, ky besimtarët myslimanë kufizojnë ushqimin si një shenjë devotshmërie ndaj Zotit.  Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit. Vitet e shkuara, namazi është falur në sheshin “Skënderbej” por për shkak të pandemisë, një skenar i tillë duket i pamundur që të realizohet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa e fiter bajramit kmsh festa e fiter bajramit kmsh

Sondazh

Poll