Aktualitet

Shqipëria hap kufirin me Kosovën më datë 28 maj, Kosova s’ka ende një datë

22 Maj 2020, 14:36 Nga DOSJA
Shqipëria hap kufirin me Kosovën më datë 28 maj, Kosova

TIRANË– Shqipëria do të hapë kufirin me Kosovën më datë 28 maj. Lajmi është konfirmuar nga mediat kosovare, të cilat shkruajnë se burime nga qeveria shqiptare kanë konfirmuar që më datë 28 të këtij muajio hape kufiri me Kosovën.

Nga ana tjetër, Klan Kosova shkruan se Kosova zyrtare nuk e ka planifikuar ende hapjen me Shqipërinë.  Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka thënë se sipas planit aktual hapja e kufijve dhe aeroporteve rivlerësohet në fazën e tretë të hapjes, që fillon më 1 qershor.

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që hapja e kufijve, në veçanti me Shqipërinë, të ndodhë edhe më herët.

Ministria e Shëndetësisë me institucionet e tjera janë çdo ditë në përcjellje dhe vlerësim të situatës dhe vendimet i marrin duke u bazuar në rekomandimet nga institucionet përgjegjëse për situatën epidemiologjike dhe rrethanat e tjera. Nëse nuk hiqet karantina e kuptueshme është që po, pos kategorive që nuk hyjnë si: personat mbi 70 vjet, të sëmurët kronikë, fëmijët nën moshën 18 vjeçare, mjekët, pjesëtarët e Policisë dhe FSK-së, personat që marrin pjesë në ceremoni familjare varrimi dhe personat që dëshmojnë se në tre ditët e fundit kanë bërë testin, por për çdo ditë rivlerësohet situate. Karantina mund të hiqet nesër ose pas një muaji, këto janë gjëra që ndryshojnë varësisht situatës,”- thotë Hoti.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet faik hoti hapet kufiri shqiperi-kosove faik hoti hapet kufiri shqiperi-kosove

Sondazh

Poll