Aktualitet

Manastirliu: Pavion i posaçëm për gratë me Covid në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

22 Maj 2020, 12:03 Nga DOSJA
Manastirliu: Pavion i posaçëm për gratë me Covid në

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook njofton se në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë marrë të gjitha masat për t’u kujdesat për nënat e prekur nga Covid-19. Ministrja thekson se në këtë spital është një pavion i posaçëm për gratë me Covid.

“Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë marrë të gjitha masat në pavionin e veçantë Covid për nënat e prekura nga covid19 që mund të sjellin në jetë fëmijët në këtë periudhë epidemie. Për fat të mirë pjesa më e madhe e grave shtatzëna të prekura nga virusi i rrezikshëm, janë shëruar, por për çdo rast, stafet tona janë në gatishmëri”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë Shqipëria është ende në luftë me COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 persona me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri i të infektuarve ka shkuar në 981. Lajmi i mirë është se për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet materniteti mbreteresha geraldine ogerta manasitrliu materniteti mbreteresha geraldine ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll