Aktualitet

Rama prezanton planin e rindërtimit në Bubq: Më 20 qershor nis puna, do të ndërtohen ndërtesa kolektive

22 Maj 2020, 11:57 Nga DOSJA
Rama prezanton planin e rindërtimit në Bubq: Më 20 qershor nis

Fushë-Krujë/Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i përgjegjës për tërmetin, Arben Ahmetaj, ka prezantuar sot planin e rindërtimit në Bubq. Gjatë një inspektimi në terren ai u shpreh se më 20 qershor do të nis puna në këtë zonë për rindërtimin e godinave që u dëmtuan nga tërmeti. Sipas Ramës në këtë plan janë të përfshira 45 banesa kolektive, për banorët që mbetën në qiell të hapur nga ajo lëkundje tragjike.

“Aty ku tërmeti i 26 nëntorit goditi fortë dhe në fundqershor – fillimkorrik çelet kantieri i rindërtimit, me një plan të ri zhvillimi për një qendër administrative e komunitare, ku shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit, do të bëjnë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njërëzve”, shprehet Rama.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani i rindërtimi të bubqit edi rama plani i rindërtimi të bubqit

Sondazh

Poll