Aktualitet

Shtyhet për të dielën seanca në GJKKO për Luan Dacin, Yuri Kim takim me anëtarët e KPA-së

22 Maj 2020, 08:41 Nga DOSJA
Shtyhet për të dielën seanca në GJKKO për Luan Dacin,

TIRANË– Shtyhet për të dielën seanca në GJKKO për gjyqtarin, Luan Daci, i cili u pezullua nga detyra pak ditë më parë.  Në seancën e sotme, avokati i tij Andi Duraj kërkoi shtyrjen e seancës,  pasi paraqiti një raport mjekësor për klientin e tij, në të cilin thuhet se ai ka bërë një operacion kohët e fundit. Duraj dorëzoi raportin 15 ditor të klientit të tij. Daci duhet të paraqitet me patjetër në seancën e së djelës, pasi në të kundërt nuk mund të bëjë ankimim të vendimit.

Ndërkohë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim  sot me stafin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Takimi erdhi disa ditë pasi pezullimit nga detyra të gjyqtarit, Luan Daci, i cili ishte pjesë e KPA.  Nuk dihet se çfarë është diskutuar saktësisht mes tyre, por në vijim KPA pritet të mbajë një qëndrim për situatën e krijuar pas pezullimit të Dacit. 

Më 20 maj, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime ka pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci ishte pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting. Daci u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij. Ndërkohë ditën e djeshme, diplomatja Kim është shprehur kundër atyre që duan sabotimin e Reformës në Drejtësi. Ajo nuk përmendi emra, por tha se nuk do lejojë asnjë që të pengojë reformën, deklaratë e cila solli reagime të shumta. Mesazhi i Kim erdhi pas një takimi që pati Presidenti Meta me partitë opozitare dhe ambasadorët e vendeve të BE. 

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari luan daci pezullohet luan daci antoneta sevdari luan daci pezullohet luan daci

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Maj 2020, 08:17

Londër- Deborah Beqiri, gruaja e bosit të drogës, Famur Beqirit, i cili u ekzekuta pak muaj më parë, ka vendosur t’i rikthehet jetës normale.  Pas ngjarjes së r...

Aktualitet 22 Maj 2020, 07:22

Durrës- Ditën e sotme në orën 13:00, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë me  shpërthim të kontrolluar një tjetër pallat në Durrës. IKMT...