Aktualitet

Trafik droge dhe emigracion i paligjshëm, arrestohet vlonjati i shpallur në kërkim ndërkombëtar

22 Maj 2020, 08:07 Nga DOSJA
Trafik droge dhe emigracion i paligjshëm, arrestohet vlonjati i shpallur

VLORË -Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në pranga ka rënë 63-vjeçari Bashkim Alushaj, i dënuar për trafik narkotikësh dhe emigracion të paligjshëm.

Sipas policisë, arrestimi i tij u krye në lagjen “29 nëntori”, të qytetit bregdetar. Gjyakata e Barit në Itali e ka dënuar 63-vjeçarin me 6 vite burg, për veprat penale të sipërpërmendura. Pas arrestimit, pritet që 63-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë

Vlorë Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 63-vjeçari i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”. Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Bashkim Alushaj, 63 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Barit, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Ligji italian për drogat. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Maj 2020, 08:17

Londër- Deborah Beqiri, gruaja e bosit të drogës, Famur Beqirit, i cili u ekzekuta pak muaj më parë, ka vendosur t’i rikthehet jetës normale.  Pas ngjarjes së r...

Aktualitet 22 Maj 2020, 07:22

Durrës- Ditën e sotme në orën 13:00, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë me  shpërthim të kontrolluar një tjetër pallat në Durrës. IKMT...