Bota

Vrasja makabre e gazetarit saudit/ Djali i Jamal Khashoggi “fal” vrasësit e të atit në muajin e Ramazanit: Shpër

22 Maj 2020, 09:07 Nga DOSJA

ARABIA SAUDITE– Djali i gazetarit saudit të vrarë, Jamal Khashoggi ka publikuar një deklaratë duke falur vrasësit e tij. Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë Saudite, u vra brenda konsullatës në Stamboll të Turqisë në Tetor të 2018.

Sipas zyrtarëve Sauditë thuhet se vdekja e tij ishte rezultat i një “operacioni mashtrues” i përgatitur nga shteti. Por, ata mbeten të dyshuar ndërkombëtarisht, duke përfshirë disa agjenci inteligjence dhe OKB-në.

Khashoggi kishte shkruar për gazetën Washington Post dhe jetonte në SHBA para se të vritej. Në dhjetor të 2019, një gjykatë dënoi me vdekje pesë burra, pa bërë publike emrat e tyre në vrasjen e tij pas një gjykimi të fshehtë në Rijad.

Çfarë ka thënë familja e Khashoggi?

Deklarata u postua në llogarinë në Twitter të Salah Khashoggi, njërit nga djemtë e gazetarit të ndjerë, ditën e sotme.

“Në këtë natë të bekuar të muajit të bekuar (të Ramazanit) kujtojmë thënien e Zotit: Nëse një person fal dhe bën pajtimin, shpërblimi i tij është për shkak të Allahut”, ka shkruar Salah, i cili jeton në qytetin saudit të Jeddah. “Prandaj ne bijtë e Dëshmorit Jamal Khashoggi njoftojmë faljen e atyre që vranë babanë tonë, duke u shpërblyer prej Zotit të Plotfuqishëm.”– thuhet në deklaratë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jamal khashoggi vrasja khashoggit jamal khashoggi vrasja khashoggit

Sondazh

Poll