Aktualitet

22 Maj 2020, 08:17 Nga DOSJA

Londër- Deborah Beqiri, gruaja e bosit të drogës, Famur Beqirit, i cili u ekzekuta pak muaj më parë, ka vendosur t’i rikthehet jetës normale.  Pas ngjarjes së rëndë, ajo ka deklaruar së fundmi se tashmë është më e fortë se kurrë.  Në një fotografi  të publikuar në Instagram, ku shfaqet në formë, ajo shkruan: “U riktheva më e fortë se kurrë”. Mesa duket, ky është  një mesazh për kundërshtarët e saj.

Postimi në Instagram:

Flamur Beqiri u vra ditën e Krishtlindjes në pragun e vilës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër. Disa persona qëlluan shqiptarin për vdekje duke e lënë të shtrirë në pragun e vilës, në sy të gruas dhe djalit. Beqiri nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Ai njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi. Shqiptari i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës, vetëm 8 minuta larg shkollës ku shkon edhe djali i princit William dhe dukeshës Kate, princi George. Më 22 janar policia në Danimarkë arrestoi 22-vjeçarin Anis Hassimi për ekzekutimin e të riut.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deborah beqiri flamur beqiri deborah beqiri flamur beqiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Maj 2020, 07:22

Durrës- Ditën e sotme në orën 13:00, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë me  shpërthim të kontrolluar një tjetër pallat në Durrës. IKMT...