Aktualitet

COVID-19 nuk largohet nga Kruja, 2 persona të tjerë të infektuar

22 Maj 2020, 07:26 Nga DOSJA
COVID-19 nuk largohet nga Kruja, 2 persona të tjerë të infektuar

Krujë- Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 2 persona të infektuar me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të prekurit janë kontakte të personave të infektuar më herët. Aktualisht në Krujë janë 33 persona aktivë me COVID-19, ndërkohë që janë shëruar dhjetëra të tjerë.

 

Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19 gjatë orëve të fundit. Harta është zgjeruar me 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, të cilët janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Betejën me COVID-19 e kanë fituar 80% e të prekurve. Skënder Brataj iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për COVID-19, se në të kundërt në fund të muajit mund të ketë një shpërthim të ri të virusit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në shqipërii viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi në shqipërii viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Maj 2020, 07:22

Durrës- Ditën e sotme në orën 13:00, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë me  shpërthim të kontrolluar një tjetër pallat në Durrës. IKMT...