Sport

“Fryhet si kaposh kot në fushë, më acaron”, legjenda e futbollit gjerman sulmon Rashicën

21 Maj 2020, 15:28 Nga DOSJA
“Fryhet si kaposh kot në fushë, më acaron”, legjenda

Milot Rashica është një nga lojtarët më premtues të Bundesligës gjermane, por kohët e fundit nuk ka shkëlqyer si më parë. Ai luan te Werder Bremen dhe me siguri po mendon për hapin e radhës në karrierë.

Këtë mendim ka Mario Basler, legjendë e futbollit gjerman. Ish-futbollisti i madh i Bayern-it e ka quajtur “kaposh” sulmuesin e kombëtares së Kosovës. Sipas tij, Rashica nuk po e respekton fanellën që mban veshur, sepse është i fokusuar tek e ardhmja.

“Miloti po zhgënjen gjithnjë e më shumë. Mendoj se ai ka nisur që tani të mendojë për skuadrën e ardhshme. Kjo është me të vërtet shumë acaruese, sipas meje”, është shprehur Basler.

“Kur e shoh duke ecur kot në fushë, pa motiv, habitem. Ai fryhet si kaposh, edhe pse është realisht lojtar i shkëlqyer. Pyes veten se çfarë kërkon në fushë ai djalë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basler rashica werder basler rashica werder

Sondazh

Poll

Sport 21 Maj 2020, 10:02

TIRANË-Gjyqtari i Superiores, Klajdi Kola, ka bërë një postim epik së fundmi në rrjetet sociale. Vlonjati, i cili në ditët e para të pandemisë, mbeti i bll...