Sport

Metodat e Serbisë nuk njohin limit, përdor edhe tenistin Djokoviç për të hequr njohjen e Kosovës

21 Maj 2020, 15:18 Nga DOSJA
Metodat e Serbisë nuk njohin limit, përdor edhe tenistin

SERBI-Serbia vazhdon politikën e saj për mos njohjen e Kosovës, për të arritur këtë synim shteti serb po përdor figurat më të njohura të sportit, artit dhe një nga këto është edhe tenisti i famshëm, Novak Djokovic. Media zviceriane “Blick“ bën me dije se numri 1 i tenisit në botë mund të përdoret për të bindur shtetet e huaja të mos njohin pavarësinë e Kosovës. Edhe vetë Ministri i jashtëm, Ivica Daçiç, ka konfirmuar një gjë të tillë për mediat serbe ku është shprehur me fjalët:

“Djokoviç më ka pyetur gjithmonë se çfarë duhet të bëjë dhe ishte i lumtur për çdo tërheqje të njohjes së Kosovës. Shumë qeveritarë më pyesin për të. E telefonova Djokoviç dhe i thashë t’u dërgojë një top tenisi ose raketë me autograf”.

Ndërkohë vetë tenisti e ka bërë të ditur më parë në mënyrë të hapur idenë e tij nacionaliste, ku ngulmon në idenë se Kosova është Serbi, ndërsa në vitin kur u shpall pavarësia do të shprehej: “Jemi gati të mbrojmë atë që me të drejtë është e jona. Kosova është Serbi”. Përfundon tenisti serb.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ivica dacic novak djokoviç tenisti serb ivica dacic novak djokoviç tenisti serb

Sondazh

Poll

Sport 21 Maj 2020, 10:02

TIRANË-Gjyqtari i Superiores, Klajdi Kola, ka bërë një postim epik së fundmi në rrjetet sociale. Vlonjati, i cili në ditët e para të pandemisë, mbeti i bll...