Politike

“Merrni tabulatet dhe whatsapp-in e Ramës”/ ‘Shokon’ Kryemadhi: Kryeministri ka marrëveshje të fshehtë për shkatër

21 Maj 2020, 19:54 Nga DOSJA
“Merrni tabulatet dhe whatsapp-in e Ramës”/

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me fjalët që qarkullojnë për disa palë që duan ta sabotojnë Reformën në Drejtësi, tha se kjo është e vërtetë, dhe se LSI ka kohë që e ligjëron një gjë të tillë.

E ftuar në emisionin Open në Top Channel, Kryemadhi tha se palët që janë të interesuar për ta “vrarë” Reformën në Drejtësi janë: Edi Rama dhe bandat kriminale, që sipas Kryemadhit komandojnë Reformën në Drejtësi.

Çfarë komenti keni për deklaratën e ambasadores së SHBA-së për Refornën në Drejtësi?– e pyeti Eni Vasili.

Kryemadhi: Në fakt mua më vjen mirë që ambasadorja amerikane që edhe pse në një kohë të shkurtër filloi të kuptojë realitetin këtu. Unë ka kohë që e kam thënë që ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Bëhet 4 vjet nga Reforma në Drejtësi dhe ne akoma nuk kemi institucione të ngritura. Kemi parë që qytetarët e thjeshtë që protestojnë për liri arrestohen, dhe lirohen banditët.

Nxitimi i Ramës për të shkruajtur menjëherë pas deklaratës së ambasadores tregon që maxhoranca është munduar ta kapë. Marrëveshja është midis Edi Ramës dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi. Bandat dhe kriminelët. Mjafton të merren tabulatet e telefonit dhe whatsapp të kryeministrit. Prokurorë, gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kriminelëve.

Marrë nga Hapur.al 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi reforma ne drejtesi yuri kim edi rama monika kryemadhi reforma ne drejtesi yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 21 Maj 2020, 19:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur me analistin Agron Gjekmarkaj. I ftuar në emisionin “Real Story”, Gjekmarkaj i tha kreut të...