Politike

Gazetari Alfred Lela ul pantallonat në studio dhe tregon pasojat e dhunës, përplaset me Ramën, kryeministri: Pse u shkove si

21 Maj 2020, 19:23 Nga DOSJA
Gazetari Alfred Lela ul pantallonat në studio dhe tregon pasojat e

TIRANË– Gazetari Alfred Lela, ka ulur pantallonat dhe ka treguar shenjat që ka në trup, si pasoëj e dhunimit që iu bë gjatë 17 majit, ditën kur u shemb Teatri Kombëtar dhe gazetari ishte në protestë. 

I ftuar në “Real Story”, Lela uli pantallonat dhe tregoi se kishte ende shenja në trup nga dhuna, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, gjithashtu i ftuar në këtë studio, e mohoi këtë gjë.

Sipas Ramës, Lelën nuk është ushtruar aspak dhunë, por që gazetari është tërhequr thjesht nga krahu. 

Unë nuk shikoj asnjë dhunë, as nuk je je shkelmuar e as nuk je grushtruar. Nëse ti zotëri e konsideron dhunë tërheqjen nga rkahu, atëherë s’kam çfarë të them. E di zoti Lela që sipas ligjit Policia e Shtetit në kushtet kur përballet me një turmë protestuesish nuk njeh me asnjë individë. Komunikon vetëm me drejtues të këtij tubimi. Pse e kapërceu gardhin Lela, pse shkoi si trim për të kapur prej duarsh vajzat police”, tha Rama.
,”
– tha Rama.

PJESË NGA DEBATI: 

Pjesë nga debati:
Lela: Edi, Po të drejtohem me ti, se ti je një njëjës.
Rama: Si urdhëron zoti prokuror
Lela: Po më dhunon për herë të dytë..
Rama: Trego dhe sillu me edukatë.
Lela: Gënjeve me këtë që the
Rama: Kush e ka gjykuar Budina apo Lesi Makbeth…se nuk flet kështu një gazetar pa pikën e etikës si të ishte fiks një personazh i karagjozit.
Lela: Nuk të ka pëlqyer xhesti im ty, i xhestit futjes hedhjes për të ndihmuar një vajzë. Ti je në anën tjetër të historisë, se ti je për dhunën ndaj tyre. Silva Caka u mor nga jashtë rrethimit
Rama: I drejtohesh të ftuarit pa pikën e etikës.
Lela: T’u drejtova ashtu sic e meriton. S’ka se sit ë pëlqejë kjo, se je komplet në anën tjetër. Silva Cava është marrë nga jashtë rrethimit nga policët.

Rama: Këto janë tregimet e tua, përralla bëni pa mua. Unë flas për atë që është, që e shoh unë, e sheh publiku.
Lela: E interpretive si gënjeshtar. Do t’i shohësh pamjet? (Heq pantallonat)
Rama: Nuk më interesojnë fare.
Lela: E meriton.
Rama: Ti mund t’i heqësh pantallonat.
Lela: I heq se nuk kam frikë nga ti. Unë jam goditur me shkelma.
Rama: Ti do të tregosh…
Lela: Më lër të flas.
Rama: Ku janë shkelmat? Nuk ka shkelma, nk ka gopditje, ka marrje për krahësh. Policia gjendet duke kapur për duarsh tre vajza policie. Mbërthehu. Nuk ke ngrënë ato shkelma, nuk ke pasur as goditje.
Lela: Hedhja ime, goditja kur jam i shtrirë…
Rama: Nuk ka goditje.
Lela: Çfarë rreziku përbëja unë për policinë?
Rama: Nëse ju z.Lela pretendoni se tërheqja juaj për krahësh është…

Alfred Lela u shoqërua me dhunë më 17 maj. Pamjet e këtij shoqërimi bënë xhiron e rrjetit, ndërsa vetë Lela i ftuar në studio televizive, tregoi se si ndodhi e gjithë ngjarja. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred lela edi rama alfred lela edi rama

Sondazh

Poll