Politike

Jep dorëheqjen Lorena Haxhiu, zv/ministrja lë postin pasi DASH e futi në listën e zezë

21 Maj 2020, 18:58 Nga DOSJA
Jep dorëheqjen Lorena Haxhiu, zv/ministrja lë postin pasi DASH e futi

TIRANË– Zëvendës ministrja e arsimit, Lorena Haxhiu ka hequr dorë nga posti i saj. Dosja.al mëson se Haxhiu ka dhënë dorëheqjen si zv/ministre në momentin që babai i saj ka rënë në prangat e policisë së Shtetit.

Dosja.al, raportoi e para se familja e Haxhiut, është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se i është ndaluar hyrja për në SHBA.

Burime ekskluzive për Dosja.al, bëjnë me dije se shkak për këtë gjë është bërë përfshirja e babait të zv/ministres Haxhiu, Eduart Haxhiu, në grupin e strukturuar kriminal, që u shkatërrua para pak ditësh dhe që merrej me falsfikimin e vizave.

Pikërisht 52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.

Aktualisht, Haxhiu, banues në Tiranë, është nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pas vënies në pranga në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike crystal eagle dorehiqet lorena haxhiu eduart haxhiu loren haxhiu crystal eagle dorehiqet lorena haxhiu eduart haxhiu loren haxhiu

Sondazh

Poll