Mediu zbulon propozimin e Metës për Reformën në Drejtësi: Po bëhen amendime ilegjitime
21 Maj 2020, 19:42Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka treguar në Abc News detajet e diskutimin me kryedemokratin Lulzim Basha pas deklaratës së ambasadores së SHBA Yuri Kim për Reformën në Drejtësi.
Mediu tha se Basha është në mbështetje të Reformës në Drejtësi, dhe se e vetmja palë që po saboton atë është pikërisht mazhoranca, sipas tij përmes disa amendimeve që e cenojnë këtë Reformë.
“Unë e shikoj me shqetësim shumë të madh deklaratën e ambasadores dhe mendoj se duhet të ketë një qëndrim më të drejtpërdrejtë. Fola edhe me zotin Basha dhe ai është tërësisht në mbështetje të Reformës në Drejtësi. Në dijeninë time ka lëvizje brenda parlamentit për të bërë amendime që cenojnë Reformën në Drejtësi. Duhet një angazhim për të shmangur, ato që përmend Kim. Tani lind pyetja se kush mund t’i bëjë ato marrëveshje. Disa amendime thuhet se janë brenda Komisionit të Ligjeve. Opozita e sotme nuk ka asnjë forcë për të ndikuar në këtë proces. Në opozitë nuk ka asnjë marrëveshje për të minuar Reformën në Drejtësi, sepse ajo i jep Edi Ramës mundësi për të abuzuar me ligjin. Balanca e parlamentit kontrollohet përmes Gjykatës Kushtetuese por ajo nuk ekziston. Në ka palë të interesuar që drejtësia të funksionojë është opozita”, tha Mediu.
Mediu zbuloi një nga pikat diskutimit me presidentin Ilir Meta, për përfshirjen e opozitës në ndryshimin e sistemit të drejtësisë.
“Presidenti ka publikuar një reformë për avancimin e Reformës në Drejtësi. Presidenti në propozimin që ka parashkruar me shkrim prej kohësh ka qenë me idenë se nëse ka nevojë për sistemin e drejtësisë, të futet edhe opozita sepse ndryshim të tilla kanë nevojë për mbështetjen e palëve”, tha Mediu.
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se do ët mund ta shpërndajë Parlamentin kur ta dojë populli. I ftuar në “Çim Peka live”, Meta tha se shp...
TIRANË– Gazetari Alfred Lela, ka ulur pantallonat dhe ka treguar shenjat që ka në trup, si pasoëj e dhunimit që iu bë gjatë 17 majit, ditën kur u shemb Tea...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se godina e Teatrit Kombëtar, është marrë në mbrojtje në vitin 2000, nga qeveria e drejtuar prej tij.I ftuar në “...
TIRANË– Zëvendës ministrja e arsimit, Lorena Haxhiu ka hequr dorë nga posti i saj. Dosja.al mëson se Haxhiu ka dhënë dorëheqjen si zv/ministre në mom...
TIRANË– Pas paralajmërimit të ambasadores amerikane Yuri Kim për ndërhyrje në Reformën në Drejtësi, një reagim ka ardhur edhe nga kolegu i saj, përfaqësues...
Ngecja e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë kanë shqetësuar deputetin socialist Adnor Shametin, i cili e sheh si të dosmosdoshme ndërhyrjen në reformë...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas paralajmërimit të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim se ka marrëveshje për të ngadalësuar Reform...