Bota

Përfshihet nga flakët një shtëpi pranë Bankës Qëndrore në Shkup,  reagon ministria e Brendshme: Nuk ka viktima dhe të

19 Maj 2020, 20:07 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët një shtëpi pranë Bankës

SHKUP- Prapa godinës së Bankës Qëndrore në Shkup është përfshirë nga flakët një shtëpi e vjetër rreth orës 17:00. Ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme ajo që ka dhënë njoftimin duke thënë se fatmirësisht nuk ka viktima apo të dëmtuar si pasojë e flakëve. Bëhet me dije se kjo ka ardhur për shkak të një defekti në instalimet elektrike.

 “Rreth orës 17.00 në MPB është lajmëruar se në shtëpi në afërsi të Bankës Popullore është shkaktuar zjarr, me siguri nga instalimi i parregullt elektrik. Ekipet e zjarrfikësve në terren e ka lokalizuar zjarrin. Deri në këtë moment nuk ka persona të lajmëruar si të lénduar nga zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe zjarrëfikësit.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zjarr ne shkup zjarr ne shkup

Sondazh

Poll