Zvicër/ Rifillon mësimi në shkollat shqipe të Kantonit të St. Gallenit
19 Maj 2020, 17:43Nga DOSJA
ZVICËR – Javën e kaluar rifilloi mësimi në shkollat shqipe të Kantonit të St. Gallenit; në Flums, në Mels – Sargans, në Buchs, Sevelen, në Ballgach, në Rebstein, në Altstätten, në St. Gallen, në CCill, në CCittenbach, në Gossau dhe në ditët në vazhdim pritet të fillojë mësimi edhe në Rappersccil-Jona, në Uznach etj.
Pra, pas tetë javë qëndrimi në banesë, larg shkollës, larg shoqeve dhe shokëve të shkollës, fëmijët u kthyen në bankat shkollore. Tani, jo vetëm në orët e mësimit të rregullt, por edhe në orët e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Orët e para ishin diçka të veçanta, në sytë e nxënësve shihej një mall, një gëzim, të cilin nuk kishte fjalë që ta përshkruante. Pas ankthit dhe pasigurisë shihej në sytë e tyre një rreze shprese, se sëbashku do t`ia dalim. Një gëzim që ndërlidhej me kohën e kaluar nën hijen e pandemisë dhe rifillimit të mësimit. Një fitore që kërkon ende sakrificë, zbatim të rregullave dhe detyrave të parashtruara qartë nga Drejtoria e Shkollës Zvicerane.
Dhe ashtu vepruam duke iu përmbajtur rregullave, por zhvilluam edhe mësimin. Ora mësimore na dukej diçka e veçantë, diçka e bukur, diçka që na kishte munguar që moti. Dhe kjo veçanti shihej edhe në sytë e fëmijëve. Por, gëzimi dhe buzëqeshja e tyre mbulonte çdo pyetje rreth kohës së kaluar në shtëpi, nën hijen e pandemisë dhe pyetjeve të shumta për të ardhmen, e cila pa sytë e fëmijëve nuk ka kuptim.
Ajo, që shihej qartë, ishte se të gjithëve pa dallim na kishte munguar shkolla, klasa, bankat shkollore, mësimet në klasë, komunikimi i natyrshëm dhe liria.
Dhe filluam, me shpresë që ky ankth dhe kjo pasiguri t`i mbetet të kaluarës, dhe me dëshirën më të madhe, që të mos kthehet kurrë në sytë e tyre. Dhe në fund, ç’të them, para këtyre nxënësve, të cilët i japin forcë jetës.
Unë shpresoj në forcën e tyre, në ëndrrën e tyre sepse ëndrrat e tyre, ia kthejnë buzëqeshjen jetës.
KINË– Dy prindër janë bashkuar me të birin pas 32 vitesh, pasi këtë të fundit e kishin rrëmbyer në një hotel në vitin 1988. Sipas mediave të huaja, Mao Yin...
BRITANI– Që kur Mbretëria e Bashkuar hyri në shtetrrethim prej koronavirusit, ka pasur shërbime të reduktuara me trena, autobusë dhe aeroplanë, ndërkohë qeveria...
ITALI- Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të ifektuarve nga koronavirusi në Itali.Në 24 orët e fundit janë shënuar 162 viktima, duke e çua...
AMERIKË– Presidenti i Amerikës, Donald Trump ditën e sotme ka thënë se po merr ilaçin kundër malaries “hydroxychloroquine”, për të qenë i mbrojtur n...
FRANCË– Partia e presidentit francez Emmanuel Macron ka humbur shumicën e saj të plotë në parlament, pasi një grup deputetësh nga partia e tij “La Ré...
MAQEDONI E VERIUT- Dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut dhe numri i jetëve të humbura në vend ka shkuar në 106. Lajmi...
BRITANI– Shkalla e vdekjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar ka vazhduar të bjerë pasi gjatë 24 orëve janë regjistruar 227 persona dhe numri i tot...
ARGJENTINË– Ish-ylli i Napolit dhe i Barcelonës, Maradona, po u lutet njerëzve që të kontribojnë në organizatën “Corazones Solídarios”, gjatë kësaj periudh...
Bota19 Maj 2020, 14:35
FRANCË- Stephane Distinguin, shefi i kompanisë teknologjike ‘Fabernovel’ ka sugjeruar se Franca duhet të shesë pikturën e famshme të ‘Mona Lisës’ , në mëny...