Bota

‘Kam dy javë që marr ilaçin kundër malarjes’/ Donald Trump befason me deklaratën: Jam mirë, pyeta mjekun nëse mund ta

19 Maj 2020, 16:23 Nga DOSJA
‘Kam dy javë që marr ilaçin kundër malarjes’/

AMERIKË– Presidenti i Amerikës, Donald Trump ditën e sotme ka thënë se po merr ilaçin kundër malaries “hydroxychloroquine”, për të qenë i mbrojtur nëse preket nga koronavirusi.

“Po e marr medikamentin për rreth një javë e gjysmë dhe jam akoma këtu, nuk kam gjë,”- ka thënë ai.

Sipas mediave të huaja, presidenti e ka përdorur hidroksiklorokuinën si një trajtim për virusin. Ai është shprehur se ka pyetur mjekun e Shtëpisë së Bardhë nëse mund ta merrte megjithëse nuk kishte pasur asnjë simptomë. Ndërkohë, muajin e kaluar Administrata për Ushqimet dhe Ilaçet paralajmëroi kundër përdorimit të tij për COVID-19, pasi mund të shkaktojë probleme të zemrës.

Dy studime të mëdha vëzhguese, secila që përfshin rreth 1.400 pacientë në Nju Jork, kohët e fundit nuk gjetën ndonjë përfitim nga hidroksilklorina. Edhe pse studiuesit kanë qenë skeptikë për rolin e hidroksilklorinës në trajtimin e COVID-19, ka më shumë entuziazëm për potencialin e tij për të parandaluar infeksionin ndaj pandemisë. Burimi:BBC

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2020, 14:35

FRANCË- Stephane Distinguin, shefi i kompanisë teknologjike ‘Fabernovel’ ka sugjeruar se Franca duhet të shesë pikturën e famshme të ‘Mona Lisës’ , në mëny...