Politike

Basha zbardh takimin me ambasadorët: U kam kërkuar ndihmë, nuk do bëhemi fasad e procesit të Reformës Zgjedhore

19 Maj 2020, 06:43 Nga DOSJA
Basha zbardh takimin me ambasadorët: U kam kërkuar ndihmë, nuk do

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me aleatët dhe ambasadorët e vendeve të BE në Shqipëri. Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta dhe mësohet se temat kryesore të diskutimit kanë qenë Reforma Zgjedhore dhe çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pas takimit, Basha ka ndarë disa detaje me mediat, duke thënë se ka kërkuar ndihmë nga ambasaodrët që Shqipëria të afrohet sa më shumë me BE. Më tej ai hodhi akuza kundër qeverisë duke thënë se po minon procesin e integrimit dhe po thellon krizën politike në vend.

Për sa i përket Reformës Zgjedhore, kreu i opozitës u shpreh nuk do të bëhen fasad e procesit duke nënkuptuar se nuk do marrin më pjesë në Këshillin Politik.

Takimi mbahet në një kohë kur retorika politike mes palëve është rritur. Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët mbështetën protestën e thirrur nga AMT. Basha pas protestës premtoi se do t’i qëndrojë kontratës që ka bërë me AMT-në dhe kur të vijë në pushtet do të ndërtojë Teatrin Kombëtar siç ishte.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha 19 maj 2020 basha mbledh aleatet basha takon ambasadoret lulzim basha basha 19 maj 2020 basha mbledh aleatet basha takon ambasadoret lulzim basha

Sondazh

Poll