Politike

Shembi teatrin me nxitim, Veliaj thotë që ende nuk ka një projekt për godinën e re: Mund t’ja blejmë edhe kompanisë “

19 Maj 2020, 06:29 Nga DOSJA
Shembi teatrin me nxitim, Veliaj thotë që ende nuk ka një projekt

TIRANË –Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë emisionit “Opinion”, nuk dha një shpjegim për procedurën se si do të ndërtohet Teatri i ri. Ai pranoi se Teatri u shemb pa pasur në një projekt final dhe të paaprovuar. Veliaj ishte tepër konfuz kur tha se projektin e Bjarke Ingels e ka paguar një privat, por po negocion për të bërë ndryshime. Më tej shtoi se “Fusha shpk”, mund t’a falte projektin dhe po qe nevoja mund ta blinin.

Në konfuzion e sipër kryebashkiaku tha se do të kishte tender ndërkombëtar për detajimin e projektit të Ingels. Veliaj vijoi edhe më tej duke thënë se Këshilli Bashkiak kishte miratuar projektin e ri, ndërsa më pas e hodhi poshtë duke u shprehur se nuk ishte taman projekti por një koncept. Kjo la të kuptohej se bashkia e ka prishur Teatrin Kombëtar, pa pasur një projekt për të riun.

Projektin e ri që prezantuat, kush e ka bërë? Bjarke Ingels.

Kush e ka paguar projektin? E ka paguar kompania që solli propozimin.

Po nëse jo doni të ndërtoni një vepër publike sipas ligjit mbi një vlerë të caktuar jeni të detyruar të beni konkurs ndërkombëtar… Ky nuk është konkurs… Patjetër që ne do të bëjmë konkurs mbi të gjitha mënyrat se si do të detajohet projekti dhe mund të ketë ndryshime.

Ky projekt nuk do të lëvizë? Nëse ky projekt do të arrijë të detajohet me një kosto të pranueshme nga bashkia…

Po ju e prezantuat si projektin final dhe që do të bëhet ndërkohë që nuk qenka bërë as tenderi dhe nuk është paguar nga ju. Nuk është paguar nga shteti, por është paguar nga privati. Ju lejohet juve të merrni një projekt të paguar nga privati? Patjetër. Ka plot që dhurojnë projekte për bashkinë e Tiranës dhe për çdo bashki të Shqipërisë. Në konsultim me arkitektin nëse ata pranojnë që ne të bëjmë këtë bashkëpunim për detajimin dhe besoj që…

Pra do ketë një konkurs tjetër për godinën e re? Kemi vetëm një koncept.

Po kërkoni arkitektë të tjerë të zhvillojnë idenë e një tjetër arkitekti? Ka plot raste kur një ushtri… e para do të jenë disa studio arkitekturore…

Pra mund të mos jetë ky projekti final? Projekt-ideja është kjo. Është aprovuar dhe ka marrë OK nga Këshilli Bashkiak. Ajo që do të ndodhë është detajimi që do të thotë se kemi disa negociata me artistët që disa thonë “black box”-et i duam pak më të vogla disa thonë më të mëdhenj. Po flasim pak për akustikën…

Nuk po flas për keto, por po flas për projektin. Projekti ka një kosto që e ka paguar një privat për llogari të bashkisë? Dhe nëse do të duhet do ta blejmë atë.

Pra ju do të shpenzoni rreth 30 milionë euro pa bërë një tender dhe me një projekt të paracaktuar? Patjetër që do të bëjmë një garë për detajimin e projektit dhe pastaj do të bëjmë një garë për kontraktimin siç ndodh në çdo procedurë.

Është kjo procedura e saktë? Është ekzaktësisht procedura e saktë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj fusha sh.p.k shembet teatri kombetar erion veliaj fusha sh.p.k shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll