Art&Argëtim

“Më hani…”, Stresi shpërthen pas procedimit penal: Hapni sytë ose flini gjumë o popull shqiptar.  Me kapele në kokë

19 Maj 2020, 10:40 Nga DOSJA
“Më hani…”, Stresi shpërthen pas procedimit penal:

TIRANË– Reperi  i njohur shqiptar, Stresi i cili është procduar penalisht për protestën e ditës së djeshme për  Teatrin, ka vijuar me një sërë reagimesh në rrjetet sociale.

Pas fotos me të atin dhe “dajën” ku shfaqen të tre me dy gishtat e ngritur lart, në simbol të lirisë, Stresi ka postuar foton e një lajmi ku flitet për procedimin  e tij dhe disa  artistëve të tjerë, e krahas fotos ai shkruan: Më hani rakun.

E një një video tjetër të shkurtër nga protesta ai  shkruan: Hapni sytë ose flini gjumë o popull shqiptar.

Stresi është treguar gjithmonë kritikë për situatat në vend ku është e përfshirë edhe politika duke dalë kundër saj në mbështetje të popullit.

Ndërkohë ka postuar edhe një video tjetër në Instagram ku thotë se ai ka protestuar si qytetar i thjeshtë ndërsa i bën thirrje policisë së shtetit që të sillet mirë me popullin.

 

 

 

Hiqni kapelet ose silluni mire me popullin

A post shared by STRESI (@stresi) on

 “I bëj thirrje të gjithë policisë së shtetit ne jemi qytetarë të thjeshtë dalim në protestë për të dretat tona. Unë po e heq kapelen, hiqeni edhe ju, bëheni qytetar e silluni mirë me popullin shqiptar, e jemi në rregull  me ju.”

Qindra qyetetarë protestuan pasditen e djeshme për 2 orë e gjysmë para Ministrisë së Brendshme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë protestës u lënduan dy persona. Basha, Kryemadhi e Berisha ishin të pranishëm në protestë, por të ndarë dhe nuk mbajtën asnjë fjalin. Tubimi i radhës do të jetë të mërkurën në orën 17:30.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz stresi stresi

Sondazh

Poll