Art&Argëtim

Festë me miqtë në shtëpi, Arbana Osmani zbulon barkun e rrumbullakosur nën fustanin e zi (FOTO)

19 Maj 2020, 10:14 Nga DOSJA
Festë me miqtë në shtëpi, Arbana Osmani zbulon barkun e

TIRANË– Arbana Osmani, një prej moderatoreve më të dashura  të publikut shqiptar është në pritjen e ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të dytë.

E  teksa ajo sëbashku me partnerin e saj Eduart Grishaj në ditën e lindjes së tyre, më 7 maj bënë me dije lajmin se do të bëhen prindër, në postimet e fundit që moderatorja ka publikuar në Instagram bie në sy edhe barku i rrumbullakosur.

Ditën e djeshme gjatë kohës që ka organizuar një festë në shtëpi me stafin e saj të punës, mes shumë postimeve në një nga fotot ajo shfaqet me një fustan të zi të shkurtër ku shihet sado pak edhe barku i rritur.

Kujtojmë se disa ditë më parë u përfol që disa miq të afërm të moderatores thanë se bebi i çiftit është djalë, por megjithatë ende nuk dihet sa e vërtetë është pa një reagim të vetë Arbanës apo Eduardit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani arbana osmani

Sondazh

Poll