Art&Argëtim

“Na terrorizove dhe ne të Kosovës”, Fjolla Morina i kthehet Ramës me fjalët e gazetarit dhe dënon shembjen e Teatrit Ko

19 Maj 2020, 09:24 Nga DOSJA
“Na terrorizove dhe ne të Kosovës”, Fjolla Morina i

TIRANË– Këngëtarja e njohur  nga Kosova ka reaguar përmes disa postimeve në rrjetet sociale për shembjene Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Ajo ka publikuar videon ku gazetari Rron Gjinovci nga Kosova i ka thënë në një lidhje live Kryeministrit Rama se shembja e Teatrit është terrorizuese.

“Është terrorizuese jo vetëm shqiptarë në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Nuk mundet me u besu nga askush nëse gjithë këtë terrorizim që keni bërë prej dy ditësh e keni bërë për arsye estetike. Dhe nuk e di si doni me i bind…”- është shprehur në një lidhje live me Kryeministrin Rama, gazteari nga Kosova Rron Gjinovci.

Kujtojmë se kanë qenë të shumta komentet kritike të gazetarëve dhe personazheve publik ndaj Qeverisë Rama, sa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar.

Dy ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fjolla morina rron gjinovci fjolla morina rron gjinovci

Sondazh

Poll