Bota

10 teatro në Kosovë anulojnë shfaqjet në shenjë solidariteti me Teatrin Kombëtar

17 Maj 2020, 13:58 Nga DOSJA
10 teatro në Kosovë anulojnë shfaqjet në shenjë

TIRANË- Pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri, në shenjë solidariteti 10 teatro në Kosovë kanë anuluar shfaqjet e tyre. Lajmi është bëri i ditur nga Teatri Kombëtar i Kosovë, me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se kanë anuluar shfaqjet e tyre. 

“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”, shkruhet në njoftim. 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shembet teatri kombetar teatri kombëtar i kosovës shembet teatri kombetar teatri kombëtar i kosovës

Sondazh

Poll

Bota 16 Maj 2020, 16:44

Natyra është ajo që nuk është prekur nga errësira që pandemia e koronavirusit ka sjell në të gjithë botën, duke sjellë në këto ditë të vështira pak humor dhe kë...