Aktualitet

Fasada e Universitetit Politeknik të Tiranës mbushet me mesazhe, komunikimi i qytetarëve në kohë pandemie

17 Maj 2020, 17:50 Nga DOSJA

TIRANË– Mbrëmjen e së shtunës fasada e Universitetit Politkenik të Tiranës është mbushur nga mesazhe të shumta të qytetarëve. Kjo ka qenë një formë e veçantë për të kujtuar të kujtuar njëri-tjetrin gjatë këtyre kohëve të trishta, teksa vendi ka mbi dy muaj që është izoluar si shkak i Covid-19.

Prej 9 marsit universitetet janë boshatisur dhe studentët vijojnë mësimin përmes platfomrave online nga shtëpia. Kështu godinat e të gjithë universiteteve në mabrë Shqipërinë janë të heshtura në këto ditë pasi mungon monotonia e studentëve dhe zërat e zhurmshme që ata krijojnë.

Prandaj Bashkia e Tiranës ka vendosur që mesazhet e tyre t’i shfaqë në muret e saj, për të krijuar sado pak afrimitet mes njerëzve përsa kohë është në fuqi akoma rregulli distancimit social.

“Një projeksion fantastik do ta shndërrojë fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës në një festival ngjyrash me mesazhet tuaja plot dashuri për njerëzit e zemrës. ❤? Sonte fasada e Universitetit Politeknik të Tiranës plot ?+❤”– ka shkruar Veliaj.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi universiteti politkenik i tiranës koronavirusi ne shqiperi universiteti politkenik i tiranës

Sondazh

Poll