Aktualitet

Zbulohen detaje, AMT gati 2 padi për në SPAK. Do kallëzohet, Margariti, Lleshaj, Çuli dhe Veliu

17 Maj 2020, 17:56 Nga DOSJA
Zbulohen detaje, AMT gati 2 padi për në SPAK. Do kallëzohet,

TIRANË- Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka premtuar se do të vijojë luftën edhe pse Teatri Kombëtar u shemb. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije AMT ka gati dy padi të tjera për t’i dorëzuar në SPAK.

Kallëzimi këtë herë do të jetë për ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. Sipas aleancës padia bëhet me arsyetimin se nuk është bërë inventari i sendeve dhe kostumeve brenda TK para se të shembej.

Po ashtu një kallëzim do të dërgohet në SPAK për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut dhe zyrtarë të tjerë të policisë, me arsyetimin se në kundërshtim me ligjin ata kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Akuza tjetër është “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” vepër që sipas tyre është konsumuar kur është goditur teatri, pasi një pjesë e aktorëve ishin brenda godinës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet padia e amt ne spak protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar padia e amt ne spak protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll