Aktualitet

Shqiptari tenton të arratiset nga burgu në Patra, policia greke ndalon largimin e tij

17 Maj 2020, 16:12 Nga DOSJA
Shqiptari tenton të arratiset nga burgu në Patra, policia greke ndalon

GREQI– Një shtetas  shqiptar i cili vuante dënimin në burgun e “Agio Stefano” në Patra të Greqisë është arratisur, por pa rezultat sepse është kapur nga policia.

Teksa kishte kaluar të gjitha pengesat e mundshme brenda burgut, shqiptarit i kishte mbetur vetëm rrethimi jashtëm për të kaluar duke arritur qëllimin e tij, por pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë policia duke e ndaluar.

Sipas mediave greke është bërë me dije se bëhet fjalë për një shqiptar të dënuar me shumë vite burg nga drejtësia atje.

Emri i tij nuk është identifikuar akoma, por mësohet se ai do të dërgohet në gjykatë nën akuzën e tentativës së arratisjes, akuza që do t’i shtojnë edhe disa vite dënimit të tij.

Ndërkoëh autoritetet janë duke verifikuar sistemin e sigurisë të burgut me qëllim gjetjen e “boshllëkut” që çoi në tentativën e shqiptarit për t’u arratisur.

Burimi: patrasevents

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari ne greqi greqi shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll