Politike

Me maskë dhe mëngët e përveshura/ Basha zhvillon takime me fermerët në fushat e Divjakës: Ramavirusi ka prekur çdo qeliz

16 Maj 2020, 08:28 Nga DOSJA
Me maskë dhe mëngët e përveshura/ Basha zhvillon takime me

Divjakë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar së fundmi takime me banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës. Basha shprehet se fermerët dhe banorët nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria Rama në këtë kohë pandemie.  Me maskë dhe mëngët përveshur,  duke ruajtur distancimin social, kryedemorakti ka qenë në fushat me të mbjella dhe në serat, ku ka biseduar me fermerët.

“Kemi falimentuar. Unë jam 60 vjeç, dhe i hedh fajin vetes time, se duhet të kisha ikur nga Shqipëria. Kam dorëzuar mallin me dokumenta që kam marrë paratë nga banka gjoja për të marrë subvencionim. Po asnjë kokërr. Asnjë qindarkë. Unë kam hedhur 7 milionë me të vjetra sigursht.”- tha një fermer, që ka marrë mbprasht vetëm 2 milionë nga prodhimi i tij.

“Ne kemi një hall tjetër, nuk po shesim dot produktet. Tregu shqiptar magazinat, mbi 30 magazina në Maminas janë mbushur me patate nga importi. Patatja jonë është një produk shumë i mirë. Të mbrohemi, kaq kërkojmë nuk kërkojmë asgjë tjetër. Vetëm të mbrohemi. “– thotë një fermer tjetër që tregon konkurencën me produktet që vijnë nga Egjipti.

Kreu i opozitës mbështeti 5 kërkesat e fermerëve, të cilët sipas tij  janë lënë jashtë çdo ndihme financiare nga qeveria.

“Unë jam anëtar i kryesisë së sindikatës. Ne i kemi kërkuar qeverisë subvecionimin direkt te fermeri, jo indirekt. Qeveria t’i bëjë publike emrat e fermerëve që marrin subvencione. Ku janë? Unë flas edhe në emër të fermerëve të tjerë të Beratit, të Fierit, të Lushnjës, të Elbasanit se të gjithë me një vend shesin. Ne jemi vetëm në dorë të zotit.” – u shpreh një fermer.

Ndërsa pronari i sere tha:“Kam tre vitet e fundit e në vazhdimësi me një situatë alarmante. Jashtëzakonisht katastrofë. Jemi drejt falimentit. Shpenzimet na janë rritur në maksimum. Këtij prodhimi, për shembull, i është dyfishuar kostoja”. 

 

Ndërkohë Basha shpreht në Facebook:

Me banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës ndamë shqetësimin për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë. RAMAVIRUSI ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin. Asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë deri më sot për këtë sektor që si e gjithë ekonomia po vuan pasojat e pandemisë ekonomike të qeverisë Rama. Fermerët janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurencën e pandershme nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës. Produktet e tyre edhe pse shumë cilësore kalben ose groposen bashkë me investimin dhe djersën e tyre. Ekonomia shqiptare është në krizë të thellë, papunësia po rritet çdo ditë, konsumi është në kolaps dhe njerëzit kanë çdo ditë e më pak mundësi për të blerë. Bujqësia shqiptare dhe fermerët përballen me falimentim ekonomik, sepse edhe para pandemisë nuk kishin asnjë mbështetje. Sot ata kanë nevojë për përkrahje financiare dhe masa konkrete e jo fjalë boshe në facebook. Pandemia ekonomike e shkaktuar nga RAMAVIRUSI po godet dhe rrënon fermerët e lënë krejtësisht pa mbështetje.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 15 Maj 2020, 20:22

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar sot në oborrin e Teatrit Kombëtar për të zhvilluar turnin e saj për mbrojtjen e godinës. Në një pron...